Rama: Dija, kryefjala e reformave tona

Shqipëria

Rama: Dija, kryefjala e reformave tona

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 12:08

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi sot se reformat e ndërmarra nga qeveria, janë të fokusuara te domosdoshmëria për të çliruar energji të reja në funksion të dijes dhe inovacionit. I pranishëm në një aktivitet të zhvilluar në universitetin e Vlorës me temë "Universitetet, reforma për një ndryshim rrënjësor", kreu i qeverisë theksoi nevojën për të çrrënjosur prapambetjen në shoqëri.

“Nëse do të shohim në tërësinë e tyre reformat e qeverisë, ajo në arsim, në pensionet, ajo territoriale apo reforma në shërbimin policor e shëndetësi, për të arritur te reforma e shërbimeve publike, në tërësi, kanë si kryefjalë domosdoshmërinë për të çliruar dijet e për t’i dhënë mundësi vendit që përmes dijes të rritet mundësia e bashkëveprimit në këta sektorë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat