Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për Gjykatën e Lartë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:00

Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Nishani, për emërimin e dy kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kreu i shtetit kishte dekretuar dy kandidatët Sokol Ngresi dhe Elona Stavri, si anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, gjë e cila nuk është votuar nga Parlamenti.

Kandidatja Elona Stavri, u votua me vetëm 3 vota pro, ndërsa 76 deputetë votuan kundër. Për kandidatin tjetër Sokol Ngresi, 7 deputetë votuan pro për emërimin e tij në Gjykatën e Lartë, ndërsa 67 votuan kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat