Gjiknuri: Ish-drejtori i Qytetit Studenti, me 3 lidhje të paligjshme energjie

Shqipëria

Gjiknuri: Ish-drejtori i Qytetit Studenti, me 3 lidhje të paligjshme energjie

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:42

Ministri i Energjetikës deklaroi sot në Kuvend se aktiviteti i OSHEE-së ndaj abuzuesve të energjisë elektrike,është një betejë e rëndësishme për të shpëtuar sistemin energjetik nga kolapsi në të cilin ai është përfshirë.

Ai deklaroi se gjatë tre ditëve të aksionit, janë arritur disa rezultate të rëndësishme si në ndëshkimin e hajdutëve të energjisë, por edhe në ndërgjegjësimin e njerëzve për nevojën e pagimit të energjisë elektrike. Por ky aksion, ka qenë efecient veçanërisht me ndëshkimin e punonjësve dhe bashkëpunëtorëve nga OSHEE, të përfshirë në këtë krim.

“Në tre ditët e fundit është vënë re se në vjedhjen e energjisë janë përfshirë njerëz me para aspak të varfër që përdornin marifete për të shmangur detyrimet. Energjia është konsideruar si një mall pa vlerë duke përfshirë Parlamentin në akte të turpshme në 2012, ku u vë amnisti për debitoret e energjisë”, tha Gjiknuri.

Ministri foli edhe për akuzat e Partisë Demokratike, sipas së cilës, qeveria e ka kthyer vendin në një shtet policor, dhe deklaroi se opozita është kundër këtij aksioni. Gjiknuri tha se ky qëndrim i saj, vjen pikërisht për faktin se ka njerëz, eksponentë të PD-së të përfshirë në këtë krim.

“Bujar Brovina, ish-drejtor i Qytetit të Studentit me vilë tre-katëshe, me tre lidhje të paligjshme. Brovina është njeriu që i ankohet policisë, pse i bie në qafë policia", tha Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat