Greva e urisë në ditën e tretë, nisin problemet shëndetësore

Shqipëria

Greva e urisë në ditën e tretë, nisin problemet shëndetësore

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 10:33

Greva e urisë së të burgosurve politik ka nisur më 27 tetor, pikërish ditën kur dy vite më parë grevistët e urisë lanë grevë. Janë po ata grevistë që ndërmorën grevën e urisë kur në pushtet ishte në pushtet PD-LSI, ku u dogjën disa persona dhe humbi jetën Lirak Bejko.

Kësaj grevë i mungonë Gjergj Ndreca, tashmë i laguar jashtë vendit, Karamuça pasi ndërroj jetë pa marrë asnjë kest nga dëmshpërblimi, ndërsa përsonazhet e tjerë janë po ata, që drejtohen nga Agim Kollçaku dhe Agron Tale.

Kërkesat janë po ata të grevës 2012, ku rënditen me dëmshperblimin, punësimi, dëmshpërblimin moral dhe hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por ajo që është më e rëndësisme është se politika ka ndenjur lagë kësaj greve pasi ka qene dhe kërkesa e grevistëve. Kjo ka qenë dhe arsyeja që kjo grevë sakrifice nuk ka patur shumë hapsirë në mediat shqitare përjashtuar disa medja që vazhdimistë kanë pasquruar të përndjekurit.

Ndonse jashtë vëmendjes së mediave në orët e vona të natës kanë nisur problemet për disa grevistë, kështu është shprehur në telefon Agron Tale që kërkonte ndihmë mjeksore dhe kërkonte sencibilizimin e mediave, pasi thirrjes së tyre për ndihmë nuk i është përgjigjur askush.

Greva e urisë është zhvillur e qetë dhe po presin dialog me nivele të larta të qeverisë, ndërsa shprehen se do të përshkallzojnë qëndrimet e tyre që nga dita e sotme, duke u shprehur se do të vetëdigjemi ashtu siç bëri Lirak Bejko.

Agim Kolcaku shprehet për gazetën “Lajmëtari Lirisë” se “ Ne dje u bëmë thirrje deputetve të opzitës të hynë në parlament dhe të mbrojnë kërkesat tona të ligjshme, po ashtu i kërkuam kryeministrit Rama, që të vijë dhe të ulet në dialog, ditët në vijim do të jetë vonë pasi ne do të vetëdigjemi, sepse jeta jonë nuk vlenë më, se po vuajm më shume se në diktaturë për faktin se po na mbytën varfëria, papunësia dhe indiferenca e shtetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat