Kryeprokurori Llalla u takua në Washington me homologun Holder

Shqipëria

Kryeprokurori Llalla u takua në Washington me homologun Holder

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:28

Prokurori i pergjithshem Adriatik Llalla u takua ne Washington me homologun amerikan Erik Holder, me te cilin diskutoi mbi ceshtje me interes hetimor per te dy vendet.
Vec shkembimit te informacionit per luften e perbashket kunder krimit nderkombetar dhe korrupsionit vendas, zyra e shtypit e zotit Llalla, beri me dije, se te dy bashkebiseduesit u ndalen edhe ne ceshtjen e rekrutimit te shtetasve shqiptare ne konfliktet e armatosura ne Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,-thuhet ne njoftim-kanë shprehur vlerësimin, për rezultatet e autoriteteve shqiptare në goditjen e personave që merren me financimin dhe rekrutimin e luftetareve ne keto konflikte.
Z. Llalla i prezantoi homologut Holder angazhimin e prokurorisë shqiptare për koordinimin e strukturave hetimore rajonale në parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni me shtrirje në vende të ndryshme europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat