“Duka i FSHF duhet të japë menjëherë dorëheqjen, përkrahu idiotin francez”

Shqipëria

“Duka i FSHF duhet të japë menjëherë dorëheqjen, përkrahu idiotin francez”

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 21:25

Historia do të na quajë krejt të paaftë, ashtu siç na ka quajtur deri tani, nëse asnjëherë nuk do të dimë të përfaqësohemi në arenën ndërkombëtare nga njërëz të aftë, dhe që mbrojnë me çdo mjet intersin tonë kombëtar. Pushtetet korruptive në Shqipëri janë emëruesit vulgarë të idiotëve në drejtimin e vendit, dhe sidomos në caktimin e tyre në vendet që duhet të na përfaqësojnë ndërkombtarisht.
Në një poezi Shekspiri shkruan : “Jeta (shpesh) është një përrallë e treguar nga një idiot”… Në këtë rastin tonë të kombëtares dhe UEFA-s, për racizmin dhe dhunën serbe kundër nesh, Mishel Platini, ishte idioti që deshi të tregonte jetën tonë. Turp, por më turp është për këtë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që flet sikur të jetë pronar i të gjithë shqiptarëve, në vend që të japë dorëheqjen; sepse ka përkrahur dhe përkrah idiotin francez që ka ngritur shqetësimin e të gjithë shqiptarëve. Deri kur shqiptarët do të drejtohen nëpër institucione që kanë të bëjnë me personalitetin e tyre ndërkombëtar nga idiotë nga këta që shohim e që janë si Duka i FSHF-së?
Krejtësisht një njeri i papërgjegjshëm, që kuptohet se e ka përdorur deri tani FSHF-në si një mekanizëm që i sjell përfitime personale. Nga ka dalë ky? Sigurisht që është vendosur atje nga korrupsioni dhe e mban vendin me korrupsion dhe me maskarain francez që ka fyer në dinjitet të gjithë shqiptarët. Duhet të japë dorëheqjen, menjëherë, ose vetë shqiptarët duhet t’i gjejnë vendin vegles së Mishel Platinisë në Shqipëri.
Mesazh në Fb i av.Spartak Ngjelës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat