Nishani i përgjigjet Tahirit

Shqipëria

Nishani i përgjigjet Tahirit

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 21:21

Pas letrës që ministri Tahiri i ka dërguar Presidentit të Republikës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Institucionit të Presidencës.
Në një njoftim për mediat, Presidenca i përgjigjet Tahirit duke e garantuar atë se shqetësimin e Ministrit Tahiri do t’ja përcjellë Ministrisë së Drejtësisë për të nisur verifikimet si dhe të fillojë procedimet disiplinore.
“Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.”
Po ashtu Nishani kërkon një koordinim dhe bashkëveprim midis ministrave të qeverisë dhe shpreh gatishmëri për tu angazhuar në mënyrë që të lehtësojë bashkëpunimin.
“Institucioni i Presidentit të Republikës do të dëshironte të shihte një koordinim dhe bashkëveprim të drejtpërdrejtë midis ministrave të qeverise për cështjet që ligji i ngarkon, por mbetet i gatshëm të angazhohet për ta lehtësuar këtë bashkëpunim të tyre.”
Duke u ndalur te reforma në drejtësi Nishani kërkoi nga qeveria që të paraqesë një platformë për këtë reformë dhe të nisë konsultimet me institucionet ndërkombëtare.
“Institucioni i Presidentit të Republikës, duke e konsideruar reformën në drejtësi si një nevojë të madhe për qytetarët shqiptarë, nxit Qeverinë Shqiptare që në vijim të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës se 6 Tetorit, të inicuar nga Presidenti, të paraqesë sa më parë një Platforme për këtë reformë dhe Planin e Veprimit për realizimin e saj.Te nise sa më parë konsultimin e saj me Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian, misionet ndërkombëtare të SHBA dhe BE si dhe aktoret vendas, për të patur një rezultat konkret te kësaj reforme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat