Mesila Doda: Deputetët e PD të marrin një vendim për aksionin politik

Shqipëria

Mesila Doda: Deputetët e PD të marrin një vendim për aksionin politik

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 19:39

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Parrtisë Demokratike, Mesila Doda ka komentuar në lidhje me bojkotin e opozitës nga Kuvendit. Sipas Doda, deputetët e opozitës duhet të marrin një vendim në lidhje me aksionin e tyre politik. Pak ditë më parë, deputetja e PD-së i bëri thirrje opozitës ti rikthehet punimeve në Parlament, pasi karriget bosh nuk flasin.

“E keni vene re që në pjesën dërmuese të rasteve këta që janë partizanet e bojkotit janë vetë jashtë parlamentit??? Mund të këtë shumë argumente pro e kundër, por unë besoj fort që me këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale që po kalon sot Shqipëria, është komoditet për çdo qeveri mos ta ketë opozitën në parlament e për pasojë mos të ketë asnjë përballje e pengese përpara vetes.

Ditët e ardhshme do duhet të kemi një diskutim shumë me te gjere e të vërtete dhe veçanërisht me deputetet e opozitës, sepse janë ata që duhet të marrin vendime për aksionet e tyre politike, jo analistet apo klientelizmi politik.”-citohet në mesazhin e Dodas. Sipas Mesila Dodas, demokracia është sistemi politik ku vendimet merren nga shumë individë. “Jo nga një grusht njerëzish, shumica e të cilëve as nuk duan t’ja dinë se çfarë do bëhet me këtë vend dhe deri ku duan ta zhbëjnë rolin e vërtetë te opozitës. Kam dëgjuar shpesh te thuhet se opozita është fryme, është inspirim, është moral. Të c’behet roli i një grupi të madh parlamentar nuk sjell as fryme dhe as inspirim.”-përfundon reagimi i Mesila Dodas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat