Ministri Tahiri letër Presidentit Nishani

Shqipëria

Ministri Tahiri letër Presidentit Nishani

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 18:13

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar një letër Presidentit Nishani ku i kërkon ndëshkimin e gjyqtarëve që kanë marrë vendime sa flagrante dhe absurde sipas tij për 25 raste.
Për ministrin Tahiri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të marrë masa ndaj një gjyqtari që liron në sallën e gjyqit përdhunuesin e një minoreneje, disponuesin e një arsenali armësh, agresorin që ka plagosur me armë qytetarët dhe goditur punonjës policie vjedhësin e shume raste të tjera.
Sipas Tahirit vendime të tilla janë shtegu i përhershëm që kriminelët të të gjitha llojeve kanë përdorur në gjykatë për ti shpëtuar dënimit e për rrjedhojë për t’i përsëritur veprat penale.
Ministri i Brendshëm i kërkon Presidentit të angazhohet personalisht për të marrë masa ndaj këtyre gjyqtarëve .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat