Spahiu: Rama merrej me Facebook kur Vucic kontaktonte me ndërkombëtarët

Shqipëria

Spahiu: Rama merrej me Facebook kur Vucic kontaktonte me ndërkombëtarët

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 22:51

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me reagimin e këtij të fundit gjatë dhe pas ndeshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd. Tha se Rama merrem me Facebook në kohën kur Vucic komunikonte me institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Kreshnik Spahiu thotë se Edi Rama turpërohet nga deklarata e tij pas dhunës së shfaqur në stadiumin e Beogradit, kur tha se "serbët lanë nam", deklaratë kjo e cila më pas sipas Spahiut u fshi nga Facebook.

"Agjendën e tij e përcaktoi gjatë ndeshjes dhe po atë agjend po ndjek pas ndeshjes. Madje do tu thoja shumë prej teleshikuesve, që ta hapin Facebook'un e Kryeministrit shqiptarë dhe të shohin që ai ka hequr postimin prej një rresht e gjysmë që pati pas dhunës që u përdor në Beograd. Ishte një rresht e gjysmë shumë qesharak ku ai deklaronte me dialektin e tij tirons që 'dhuna e komshive tonë ishte e turpshme se la nom'. Ky ishte një rresht prononcim, qëndrim zyrtar i Kryeministrit shqiptarë që sot edhe vetë atij i vjen turp dhe është detyruar ta heq nga Facebook.", tha Spahiu në "Zonë e Lirë".

Spahiu thotë se Rama nuk e mori seriozisht dhunën e ushtruar në stadium dhe vazhdoi të merrej me rrjetet sociale.

"Edhe vetë ai ndihet i turpëruar për mungesën e seriozitetit ndaj këtij qëndrimi. Kur Presidenti Nikolic, kur Kryeministri Vucic, Ministri i Jashtëm Dacic, kontaktonin me Shtëpinë e Bardhë kur kontaktonin me Departamentin e Shtetit, kur kontaktonin me Brukselin, kur kontaktonin me UEFA'n Kryeministri shqiptar vazhdonte përsëri të postonte, vazhdonte në qebaptoret e emigrantëve shqiptarë atje", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat