Kakavijë, ndalohen 45 klandestinë , ishin fshehur në pyll

Shqipëria

Kakavijë, ndalohen 45 klandestinë , ishin fshehur në pyll

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 21:47

45 klandestinë janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës, në afërsi të Kakvijës. Klandestinët ishin të fshehur në një pyll, për t’i shpëtuar syrit të efetikëve.

Nga 45 klandestinët e ndaluar, 39 prej tyre ishin nga Siria, 4 nga Nigeria dhe 1 nga Kongo.

Mes klandestinëve ishin edhe dy gra, njëra prej të cilave shtatzënë dhe një fëmijë.

Klandestinët do të kthehen në vendin e tyre. Prej kohësh policia ka nisur një operacion për ndalimin dhe riatdhesimin e personave që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat