Ambasadori francez, Fitoussi: Futbolli mos t’i besohet politikës

Shqipëria

Ambasadori francez, Fitoussi: Futbolli mos t’i besohet politikës

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:16

Ambasadori francez, Bernard Fitoussi deklaroi nga Elbasani se futbolli nuk mund t’i besohet politikës. Për ambasadorin Fitoussi, sporti nuk duhet të ndajë vendet, por të shërbejë si urë bashkëpunimi.

“Shqipëria duhet që të presë vendimin e Apelit. Sa kohë jam qytetar besoj se futbolli është diçka shumë serioze t’i besohet politikës. Ka gjëra më të rëndësishme, si bashkëpunimi. Historia mund të ndryshohet, ndërsa gjeografia jo. Nuk dua që futbolli të jetë nxitës armiqësish mes vendeve, që do të jenë anëtare të BE”, deklaroi ambasadori Bernard Fitoussi.

Lidhur me vendimin UEFA-s, Fitoussi u përgjigj se “ishte shumë i lumtur që nuk ishte ambasador i “qeverisë së futbollit”, duke nënkuptuar se kjo e fundit ishte e padrejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat