Të arrestuarit për terrorizëm dyshohet se kanë dërguar tri vajza shqiptare për xhihad (Video)

Shqipëria

Të arrestuarit për terrorizëm dyshohet se kanë dërguar tri vajza shqiptare për xhihad (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:15

Të arrestuarit si te dyshuar apo ata, qe jane shpallur ne kerkim per dergimin e luftetareve shqiptare ne zonat e nxehta, do te perballen edhe me akuzen për dërgimin e tre vajzave në kampet e xhihadisteve ne Siri.
Sipas informacioneve dhe provave të siguruara nga prokuroria, mësohet, se ndaj dy të arrestuarve dhe një tjetri ne kerkim, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, ka nisur verifikimi edhe per dërgimin e tre vajzave nga Shqipëria në zonen e luftes. Sipas këtyre burimeve, mësohet se provincën veriore siriane, konkretisht në qytetin e Raqas, ku edhe ndodhet kampi i ushtarëve xhihadisë kanë përfunduar një vajze nga Tirana, nje nga Pogradeci, dhe tjetra nga Shkodra. Mësohet, se njëra prej tyre është mashtruar me premtimin,se do të vazhdonte studimet në Bursa të Turqisë, por e ka pare veten ne kampin e ushtarëve të Xhabaht Al-Nusra. Ndërsa dy femrat e tjera, jane njera gruaja e një shqiptari të vrarë gjatë luftimeve dhe tjetra e dërguar nga bashkëshorti së bashku me fëmijën. Të treja, sipas burimeve të prokurorisë, shfrytëzohen në kamp nga luftëtarët xhihadistë. Mesohet se nga bisedat me familjarët e tyre, ato kane treguar edhe për kushtet e këqija ku ndodhen dhe trajtimin që u bëhet në kamp, madje njëra prej tyre mendohet, se ka mbetur shtatëzenë dhe kërkon të kthehet në Shqipëri.

Zyrtarisht, per 13 të arrestuarit në Shqipëri, nuk është komunikuar ende akuza per terrorizem, dhe ata vazhdojnë të mbahen të izoluar sit e dyshuar. Asnjëri nuk i ka pranuar akuzat, dhe disa vazhdojne te mbajne permes familjareve kontaktet me luftetaret ne Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat