Jozefina Topalli: UEFA shpërbleu dhunën, Rama u soll pa dinjitet

Shqipëria

Jozefina Topalli: UEFA shpërbleu dhunën, Rama u soll pa dinjitet

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:36

Ka reaguar edhe ish-Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila përmes një statusi në facebook thotë se vendimi i UEFA-s shpërbleu dhunën, legjitimoi racizmin, ndërkohë që hedh akuza të ashpra edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, që nuk reagoi për më shumë se dhjetë ditë, pas ngjarjeve të stadiumit të Partizanit të Beogradit.”
Ja postimi i plotë i Topallit:

“Sot UEFA shperbleu Serbine, duke i dhene 3 pike ne tavoline per racizmin e saj, per Albanofobine, per ulerimat kunder himnit tone Kombetar, per koret e cjerrura kundra simboleve tona, per thirrjet lemeritese “vritini shqiptaret”, per dhunen e ushtruar ne Beograd kunder lojtareve tane, qe te vetem, 11 kundra 35 mije racisteve, treguan patriotizem, civilizim e dinjitet.

Por ndryshe nga dinjiteti i 11 djemve shqiptare, Kryeministri i vendit tone vazhdonte t’i lutej Beogradit qe ta prisnin me 22 tetor, a thua se asgje nuk kishte ndodhur (edhe pasi ato e kishin refuzuar 4 here brenda 1 viti). Me justifikimin e rrejshem te “Brukselianistit”, ai per 10 dite rresht si qenie inferiore, sa i kompleksuar, aq dhe shtijag, jo vetem nuk denoncoi racizmin serb qe shpertheu frikshem para syve te botes, por sulmoi cdokend qe me te drejte fliste per Albanofobine ne Serbi dhe jo vetem.

Ne cdo interviste qe dha ne mediat shqiptare dhe ato boterore, ai ishte vetem ne pozicion mbrojtes ndaj te vellaut dhe nuk pipetiu per ate eksplozion urrejtjeje, rracizmi primitiv antishqiptar e dhune qe mund t’i kishte marre dhe jeten djemve, nese ndeshja do kishte vazhduar.

Ne 10 dite rresht Rama nuk denoncoi nje here racizmin serb!

Sot ai, si shtijag tha se vendimi i UEFA-s ishte politik! Sigurisht qe ishte politik! Qendrimi i UEFA-s ishte njelloj si ai i Rames per 10 dite rresht!

Sot ai tha se FSHF-ja duhet ta apeloje per racizmin serb! Sigurisht qe duhet ta beje!

Po ti more Kryeministri i shqiptareve, pse nuk e bere ne asnje rast, ne asnje interviste, as brenda dhe as jashte vendit?

Sot Kryeministri tha se UEFA nuk e ka per here te pare. Ti edhe po e justifikon?!!!! Por kur ka ndodhur si me 14 tetor? Kur? Ku? Pse nuk na e thua?

UEFA sot jo vetem e legjitimoi racizmin, por ajo edhe shperbleu dhunen! Rama beri te njejten gje, duke u sjell pa dinjitet, duke poshteruar e veteposhteruar vehten, e duke mohuar te verteten e idhte e te rrezikshme te racizmit dhe te Albanofobise Serbe!

Dhe sikur kjo te mos mjaftonte tha per simbolet tona se ishte nje beze pa kuptim!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat