Basha takon homologët në PPE

Shqipëria

Basha takon homologët në PPE

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:16

Gjatë samitit të Partisë Popullore Europiane, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi disa takime me homologët e tij. Ai tha se rrëshqitja e qeverisë nga standardet demokratike në Shqipëri ëshë një alarm i madh edhe për komisionin e ri eropian. Në Bruksel u mbajt samiti i parë i PPE-së pas votëbesimit të ekipit të presidentit të KE, Jean Claude Juncker.

Gjatë samitit të Partisë Popullore, lideri i opozitës Lulzim Basha u takua me presidentin e zgjedhur të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe me liderë të tjerë të djathtë. Sipas Bashës, rrëshqitja e qeverisë shqiptare nga standartet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian dhe angazhimi i ekzekutivit europian, por edhe Parlamentit Europian do të jetë i domosdoshëm për t'i dhënë fund shbërjes së standarteve demokratike në Shqipëri.

"Eshtë një ekip shumë premtues, pa dyshim, nën lidershipin e kryetarit të komisionit, presidentit Juncker, me të cilin pata rastin të takohem e të bisedoj, ta uroj për përgjegjësitë e reja që ka marrë. E njoha me zhvillimet e fundit në Shqipëri, për të cilat është i mirëinformuar dhe mendoj se si presidentit Juncker, ashtu edhe krerët e disa qeverive dhe partive simotra në këtë samit, fokusi tek Shqipëria dhe tek Europa Juglindore nuk do u mungojë. Eshtë e qartë se rrëshqitja nga standardet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian dhe në këtë kuadër mendoj se angazhimi i komisionit të ri, i komisionerit Hann, i kryekomisionerit, presidentit Juncker, i Parlamentit Europian dhe përfaqësuesve të PPE në të gjitha këto struktura do të jetë i domosdoshëm dhe frutdhënës për t’i dhënë fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, si një parakusht për të garantuar ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian"- vuri ne dukje Basha.

Samiti i Partisë Popullore në Bruksel është i pari pas votëbesimit që i dha Parlamenti Europian ekipit të Jean-Claude Juncker. PPE mbledh në gjirin e tij liderët e djathtë, që vazhdojnë të kenë ndikimin më të madh në gjirin e BE-së.
Si zakonisht pas këtij samiti, u zhvillua dhe takimi i 28 liderëve të Bashkimit Europian, që pati në fokus, rrezikun e deflacionit në zonën Euro, objektivat për ndryshimet klimaterike dhe masat për epideminë e Ebolas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat