Rama: Serbinë do ta presim në Shkodër

Shqipëria

Rama: Serbinë do ta presim në Shkodër

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:09

Edi Ramaka premtuar se ndeshja e kthimit ndaj Serbisë dotë zhvillohet në Shkodër.
Duke ka komentuar vendimin e UEFA-s, kryeministri i Shqipërisë është zotuar se do të rindërtojë stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër

“UEFA sot mori një vendim tërësisht të njëanshëm. Sot nuk u dënua dhuna në stadiume, nuk u dënua racizmi dhe nuk u dënuan shkaktarët e asaj katrahure që ndodhi. UEFA sot i vendosi vetes një minus të madh në luftën përballë racizmit”.

“I kërkoj federatës që të ndjekë gjithë betejat e mundshme ligjore sepse historia ka treguar disas raste kur apeli apo arbitrazhi ka hedhur poshtë vendimet e UEFAs”- u shpreh Rama.

“Ndeshja e kthimit me Serbinë më 08 tetor 2015 do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe do të ketë vend për më tepër se 20 mijë shqiptarë”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat