“UEFA vendosi një shenjë të padrejtë barazimi mes dy kombëtareve”, theksoi kreu i qeverisë Rama lidhur me vendimin e publikuar sot. Për kryeministrin Rama, UEFA ka sot një minus përballë racizmit dhe dhunës që u pa nga mijëra tifozë, më 14 tetor.
“Duke dënuar të dy palët UEFA vendosi një shenjë të padrejtë barazimi, mes palës pritëse që ka angazhimin për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe palës mike që nuk çoi as tifozë. UEFA është përpjekur t’i lagë të dyja palët njëlloj, duke i penalizuar thuajse njëlloj dhe pse pala serbe do vëjë kujën se është viktimë e një padrejtësi të tmerrshme. Shqipërua nuk e meriton të vendoset në anën tjetër të barazimit”, deklaroi kryeministri Rama.