PD: Rama nxori gratë në dritare si në Amsterdam

Shqipëria

PD: Rama nxori gratë në dritare si në Amsterdam

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 14:14

Partia Demokratike, kundërshtoi sot idenë e kryministrisë për ta shndërruar godinën e qeverisë në një ekran ku shfaqeshin imazhe kundër kancerit.

Bëhet fjalë për murin e godinës së kryeministrisë, i cili ditën e djeshme u shndërrua për disa orë në një ekran të madh, ku u shfaqën foto që shprehin solidarizimin me këtë betejë të vështirë të gruas me kancerin.

Në një deklaratë për shtypin, Albana Vokshi theksoi se kjo iniciativë e kryeministrit nuk është gjë tjetër vecse një ngjashmëri me atë që ndodh në rrugën e dritave të kuqe në Amsterdam.

“Nga premtimi për shëndetësi falas, Rama duket se ka buxhet të shtuar vetëm për reklama, duke nxjerrë gratë në dritare si red lights në Amsterdam”, tha Vokshi.

Ajo deklaroi se manipulimi me shëndetësinë falas, po sjell pasoja të rënda, mes tyre edhe në trajtimin e sëmundjes së kancerit të gjirit:

“Ka manipulim me shëndetësinë falas, e cila po sjell pasoja të rënda”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat