Rama: S'pati drejtësi, FSHF të hapë betejë gjyqësore

Shqipëria

Rama: S'pati drejtësi, FSHF të hapë betejë gjyqësore

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:27

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për vendimin e UEFA-s në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Beograd, ku lojtarët kuqezi u bënë objekt të dhunës së tifozëve serbë, mbrëmjen e 14 tetorit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Kreu i qeverisë deklaroi se ky vendim nuk ishte aspak i drejtë për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit, dhe tha se Federata Shqiptare e Futbollit duhet të hape betejë gjyqësore dhe të çojë çështjen deri në fund:

“FSHF bën shumë mirë të hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit #ForcaShqiperia”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat