Rama: Nuk do të rrisim çmimin e energjisë

Shqipëria

Rama: Nuk do të rrisim çmimin e energjisë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:22

Kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish dje aksionit që nis pas pak ditësh për të ndëshkuar çdokënd që vjedh energjinë elektrike. Nga foltorja e Kuvendit, Rama fillimisht i ktheu përgjigje akuzave të opozitës për rritje të çmimit të energjisë duke deklaruar se predikimet e tyre kanë dalë gjithmonë të pavërteta dhe ashtu do të dalin dhe këtë herë.

“Kanë predikuar shumë gjëra të cilat kanë dalë të pavërteta dhe për të tjera janë bërë qesharakë. Ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë, si instrument reforme! Sepse ajo ç’ka e ka sjellë vendin në këtë situatë, ndër të tjera, ka qenë, nga njëra anë, paaftësia e plotë për ta parë sektorin në kompleks dhe për të ndërtuar një model funksional të tregut të energjisë dhe nga ana tjetër, fatura që iu është lënë qytetarëve nën siglën e reformës, si rritje e çmimit për ata që paguajnë.

Ne, padyshim, do ta heqim fashën si një mburojë që sot e përdorin, jo familjet në nevojë, por e përdorin hajdutët. Vetëm heqja e fashës do të sjellë një reduktim shumë të konsiderueshëm të vjedhjes së energjisë”, - tha Rama. Por sipas tij edhe pse do të hiqet fasha, kjo nuk do të kalojë si barrë për pensionistët apo familjarët. Nismën e Këshillit të Ministrave për të ndaluar vjedhjen e energjisë elektrike, e mbështeti edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat