Shkarkimi i anëtarëve të KLD, Reagon PD

Shqipëria

Shkarkimi i anëtarëve të KLD, Reagon PD

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:11

Reforma në drejtësi duket edhe më e largët pas seancës ku mazhoranca shkarkoi dy anëtarë të këshillit të lartë të drejtësisë, njëri prej tyre nënkryetari. Demokratët kishin deklaruar se shkarkimi minonte përpjekjet për reformë gjithpërfshirëse, por mazhoranca nuk u ndal. Eduard Halimi e quajti vendimin e parlanentit antikushtetuese
“Akti i sotëm shkatërron përfundimisht çdo shpresë për një reformë drejtësie gjithpërfshirëse dhe konsesuale që kishte në bazë të saj luftën ndaj korrupisonit. Ky vendim tregon qartë se shqetësimi i vetëm, klithmat e përditshme të Kryeministrit ndaj gjyqësorit, kanë si qëllim të vetëm gjunjëzimin e drejtësisë në shërbim të krimit të organizuar, mafias dhe korrupsionit”, vlerrësoi deputeti i PD.
Opozita thotë se krimii organizuar kapi Këshillin e Lartë të Drejtësisë, bota e krimit në parlament, sipas Eduart Halimit tashmë do të cojnë emrat e saj në aty.
“ Shkelja e vetme e nenkryterait te KLD është se nuk përconte frymën e atyre firmëtarëve që kerkonin shkarkimin e tij para 1 muaji dhe votuan sot. Nuk përconte frymën e atyre deputeteve që janë të denuar për krime mostrueze, për trafik droge, pengmarrje dhe trafik prostitucioni.Nuk përçonte frymën e atyre deputetëve të cilet vetë apo nëpërmjet të afërmve të tyre janë pjesë e krimit të organizuar në Shqipëri, pjesë e mafias së drogës, e mafias së trafikut, e korrupsionit galopant. E atyre oragnizatave që kërkohen ndërkombëtarisht në shumë vende, dhe që qeveria në vend se ti arrestojë i ruan, i mbron, duke e kthyer parlamentin në strehë të krimit”, vuri në dukje deputeti demokrat.
Janë po ata njerëz që qeveriët e vendev mike i kërkonë për ekstradim, ndërsa NË shqipëri bëjnë ligjin. Ndaj demokratët nuk reshtin së kërkuara prej partnerëve ndërkomëbtarë që të mos e shëprfillin atë që po nodh në vendin tonë
“Partia Demokratike i bën thirje sot gjithë faktorit ndërkombetar të hapë sytë para asaj që po ndodh në Parlement ku njerëzit e krimit vendosin të shkarkojnë antarët e KLD, njerëzit që qeverite e tyre kërkojnë t’i ekstradojnë, dënojne sot anëtarët e KLD dhe kërkojnë të marrin kontrollin, kërkojnë të marrin KLD, Shkollen e Magjistraturës dhe gjithë sistemin e drejtësisë.
Këmbanat e alarmit duhet të zgjojnë gjithkënd sa më shpejt”, tha Halimi.
Shkarkimi i Cefës dhe Lelcajt erdhi pasi mazhoranca ndryshoi në verë ligjin për KLD. Ligji u dërgua në gjyaktë kushtetuese nag presidenti r epublikës, kryetar i këshillit si dhe nga paertia demokratioke. Opozita u bëri thirrje anëtarev që të mos gjunjëzohen para [presionitë të botës së krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat