Fevziu: Sot takova atë që lëshoi dronin dhe ja çfarë më tha!

Shqipëria

Fevziu: Sot takova atë që lëshoi dronin dhe ja çfarë më tha!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 22:28

Gazetari i emisionit “Opinion” në TV Klan Blendi Fevziu tha se sot ka takuar atë që lëshoi dronin në Beograd. Fevziu nuk ka dhënë shumë detaje në emision LIVE nga biseda me të por ka nënvizuar se nëpërmjet dronit, ai person ka protestuar për shkak të një vendimi diskriminues që i është bërë për të marrë pjesë si tifoz në stadium. Tifozi i ka thënë Fevziut se ai nuk ka të bëjë as me Federatën Shqiptare të Futbollit e as me shtetin shqiptar. “Ai më ka thënë se ashtu siç do të protestonte një njeri para Shtëpisë së Bardhë edhe ai ka vendosur të protestojë në Serbi” – ka thënë Fevziu në transmetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat