Analisti Fatos Lubonja, vazhdon të thotë se nuk e kupton se si një lojë futbolli krijon konflikti mes shtetesh.
"Një fushë futbolli nuk mund të kthehet në qendrën e gjenerimit të debatit të të gjithë politikës. Nuk mund të kthehet në konflikt mes dy shteteve", ka thënë Lubonja në "Opionin".
Ai ka thënë se askush nuk e vërjeti fjalimin, siç e quan ai, fashist të Edi Ramës, por të gjithë vazhdojnë të merren me futbollin.
"Kryeministri ynë mbajti një fjalim fashist para dy ditësh. Në vend që ne të merremi me problemet sociale dhe të bëjmë një debat siç duhet, ne merremi ende me futbollin", ka thënë Lubonja.