“UEFA dhe qeveria shqiptare harrojnë racizmin”

Shqipëria

“UEFA dhe qeveria shqiptare harrojnë racizmin”

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:46

Ish-kryeministri Berisha u shpreh në facebook se UEFA dhe qeveria shqiptare kane harruar racizmin.
Berisha thotë se kur lexon pikat për të cilat do të gjykohet Serbia ne UEFA sheh se qëllimisht nuk akuzohet askërkund për eksplozionin e racizmit dhe albanofobise në stadiumin e Beogradit që në minuten e parë të ekzekutimit të himnit tonë kombëtar.
Ekipi ynë hetohet për fluturakun dhe banderolen qe hodhi mbi stadium një emigrant shqiptar në Itali, si dhe për refuzimin për vazhdimin e lojës nga ekipi ynë, në vend që të hetohet ai që donte të vazhdohej loja dhe të krijohej një batërdi e vërtetë në stadium, shkruan Berisha, sipas të cilit Tirana zyrtare dhe gjysmë zyrtare është përqendruar tek obsesioni i Edi Rames për të vizituar Beogradin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat