Prokuroria dërgon në gjyq Kunderadmiralin Kristaq Gervenji

Shqipëria

Prokuroria dërgon në gjyq Kunderadmiralin Kristaq Gervenji

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:45

Prokuroria e tiranës, mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq kundëradmiralin Kristaq Gervenji me cilësinë e të pandehurit.
Prokuroria tha se pas kallëzimit të Ministrisë së Mbrojtjes, është provuar se kundëradmirali Gervenji në takimet zyrtare në NATO ka vendosur në rrobat e tij gradën e Admiralit edhe pse nuk kishte këtë gradim. Për këtë fakt, hetuesit thonë se ai duhet të përgjigjet penalisht për akuzën e “pranimit të favoreve ushtarake” dhe nësë shpalet fajtor rrezikon një dënim me degradim, nxjerrje në lirim, gjobë ose me burgim deri në dy vjet burg.
Kundëradmiral Gervenji ishte edhe pjesë e komisionit që bënë marrveshjen e detit me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat