Shkarkohen dy anëtarët e KLD-së

Shqipëria

Shkarkohen dy anëtarët e KLD-së

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:39

Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi votoi për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa u shkarkua me 72 vota pro dhe 1 kundër. Ndërkohë anëtari i KLD-së, Lulzim Lelçaj u shkarkua me 72 vota pro dhe 1 kundër. Shkarkimi i dy anëtarëve të KLD-së u bë me votim të fshehtë.

Vendimi u mor në bazë të raportit të paraqitur nga Komisioni Hetimor Parlamentar i cili renditi shkeljet e kryera nga dy anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, si: promovimin e anëtarëve në kundërshtim me parimin kushtetues, shkeljet e ligjit për emërimin e magjistratëve të rinj, marrjen e kompetencave që i takojnë ministrit të Drejtësisë nga ana e KLD-së, apo edhe përgjegjësitë e Presidentit Bujar Nishani si drejtues i KLD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat