Ahmetaj në Beograd: Rajoni, reforma të koordinuara

Shqipëria

Ahmetaj në Beograd: Rajoni, reforma të koordinuara

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:38

Në takimin rajonal, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, theksoi rëndësinë në koordinimin e reforma mes vendeve të rajonit. Ministri Ahmentaj sugjeroi realizimin e një reforme fiskale dhe pensionesh të koordinuara, pasi ndryshe dëmtohemi të gjithë së bashku.

“Rajoni jonë nuk është i harmonizuar nga pikëpamja fiskale, prandaj duhet të koordinojmë elementët fiskalë, nuk po them t’i harmonizojmë ato. Ne mund të bëhemi një treg i rëndësishëm, nëse koordinojmë reformat fiskale ashtu si edhe reformat e tjera si për shembull reformën e pensioneve.

Nuk mund të flasim më për projekte në përgjithësi, duhet të jemi të fokusuar tek projektet qe garantojnë impakt dhe benefite të prekshme në nivel rajonal. Subvencionet dhe përjashtimet nga taksat nuk janë të qëndrueshme, dhe në fund të ditës ne ngrihemi apo rrëzohemi ekonomikisht të gjithë së bashku”, deklaroi ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ahmetaj solli në vëmendje problemin që po has së fundi vendi jonë, çështjen e reformës energjetike. “Referuar energjisë, ekonomia shqiptare është goditur nga sektori energjetik, ashtu si edhe vende të tjerë të rajonit, si Serbia. Rrjedhimisht, na duhet ndërlidhja energjetik”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Të pranishëm në konferencën rajonale në Beograd janë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, komisioneri Stefan Fyle dhe personalitete të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat