Bushati nga Beogradi: Kosova, realitet që ndan Serbinë nga Perëndimi

Shqipëria

Bushati nga Beogradi: Kosova, realitet që ndan Serbinë nga Perëndimi

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 13:02

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati theksoi para medieve serbe se vendi i tyre duhet të ndryshojë kursin në raport me Perëndimin. I pyetur në lidhje me axhendën e Ramës për vizitën në Preshevë, Bushati tha:

“Kjo vizitë nuk duhet t'ju shqetësojë, është një praktike normale në të gjitha vendet evropiane. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE, ashtu si Serbia. Dhe ne e nxisim Serbinë, që të rishikojë kursin e saj në raport me Perëndimin”.

Ministri i Jashtëm Bushati, rikujtoi se Kosova është një realitet, që duhet pranuar. “Kosova është një realitet rajonal, Evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është një çështje që na ndan me Serbinë, por jo vetëm. Ndan dhe Serbinë me Perëndimin", deklaroi Bushati.

Pyetjes lidhur me incidentin në stadiumin e Beogradit, Bushati theksoi qëndrimin e tij, “kemi qenë shumë të qartë, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një klimë jo të favorshme midis dy vendeve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat