Fushata kundër kancerit të gjirit/ Dritaret e kryeministrisë me foto femrash

Shqipëria

Fushata kundër kancerit të gjirit/ Dritaret e kryeministrisë me foto femrash

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:12

Në kuadër të fushatës së kancerit të gjirit që ka nisur këtë muaj në të gjithë botën, Kryeministria do të kthehet sot në orën 18.00 në një ekran gjigant me foto që shprehin solidarizimin me këtë betejë të vështirë të gruas. Godina e Kryeministrisë do të bëhet një ekran i gjallë kundër një kanceri që luftohet me informacion. Një sëmundje e cila, nëse ekzaminohet në kohën e duhur, është plotësisht e shërueshme e për këtë arsye shumë shoqata për të drejtat e grave, gra të shoqërive civile por edhe nëna, u bëjnë thirrje grave në të gjithë globin që të kujdesen për veten dhe për gjinjtë e tyre duke i kontrolluar rregullisht, për të shmangur në kohë sëmundjen. Bashkë me këtë iniciativë është bashkuar edhe qeveria, e cila sensibilizon opinionin me anë të fotove në Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat