Diplomati Dervishi: Rajoni të reagojë ndaj incidenteve

Shqipëria

Diplomati Dervishi: Rajoni të reagojë ndaj incidenteve

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 09:52

Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, kërkoi reagimin e liderëve të shtetit helen për rrezikun që po përballet rajoni.

Diplomati shqiptar Dervishi i shqetësuar rreth incidentit, për të cilën ende nuk ka pasur arrestime, tha se “rajoni jonë përballet me një rrezik të madh nëse ne nuk reagojmë, nëse ne do të mbetemi peng të së kaluarës dhe viktima të ngjarjeve sporadike”.

Ambasadori Dervishi vlerësoi ministrin e Jashtëm, Evangelos Venizelos dhe Presidentin Karolos Papulias për përgjigjet "e matura dhe të kujdesshme" lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, vendimi i të cilit pritet të jepet sot.

Diplomati shqiptar iu drejtua edhe medieve, Dervishi akuzoi disa prej gazetarëve lidhur me qëndrimin e tyre të padrejtë, për dhunën në stadiumin e Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat