Vranë Karelin, ish-drejtori i burgut dhe 13 gardianë grekë në gjykatë

Shqipëria

Vranë Karelin, ish-drejtori i burgut dhe 13 gardianë grekë në gjykatë

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 23:35

Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit Kudret Kume në Burgun e Nigritës rreth shtatë muaj më parë.

Mësohet se Prokuroria e Serres në Greqi ka dërguar në gjykatë dosjen për 13 gardianë dhe ish-drejtorin e burgut të Nigritës, të cilët torturuan deri në vdekje 42-vjeçarin shqiptar nga Fieri, i njohur edhe si Ilia Kareli.

13 gardianët akuzohen për ‘tortura me pasojë vdekjen’ ndërsa ish-drejtori i burgut për ‘përkrahje të autorëve të krimit’.

Në dosje përfshihen dëshmi të gardianëve të tjerë, foto, video, analiza të ekspertizës mjeko-ligjore të kryera në vendin e ngjarjes dhe raporte mjekësore të trupit të Karelit, i dhunuar në mënyrë çnjerëzore.

Para se të vdiste nga dora e gardianëve, Kareli kishte qëlluar për vdekje me thikë një gardian të burgut të Malandrinos, pasi edhe ky i fundit kishte ushtruar dhunë disa herë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat