Marrëveshja e PD, Ruçi hesht

Shqipëria

Marrëveshja e PD, Ruçi hesht

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 21:11

Një ditë pas marrëveshjes së propozuar nga demokratët për rikthimin e tyre në Parlament, mazhoranca hesht. I vetmi që flet është Spartak Braho, duke bërë një krahasim me reagimin e serbëve ndaj vizitës së kryeministrit Rama në Beograd.

Pas marrëveshjes së propozuar nga demokratët për të rikthyer opozitën në Parlamentar, deputetët e mazhorancës nuk kanë fort të komentojnë. Burimet bëjnë me dije se ende nuk u ka mbërritur asgjë zyrtare nga selia blu.
Vetë kreu i grupit parlamentar të PS është i pari që hesht.

Jashtë kamerave, Ruçi shpjegoi se ka vendosur të flasë nga salla plenare e Parlamentit gjatë seancës të së enjtes.
Edhe nga LSI nuk preferon njeri të komentojë. I vetmi që bën një përjashtim është Spartak Braho, që reagimin e demokratëve e krahason me atë të serbëve ndaj vizitës së kryeministrit Rama.

Respektimi i Kushtetutës dhe gjykatave si dhe çbërja e mekanizmit të kriminalizimit të Parlamentit janë dy kushtet e vendosura nga PD, që kërkon ndërkombëtarët si garantë të respektimit të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat