Energjia, ish Kryeministri Berisha reagon në Facebook

Shqipëria

Energjia, ish Kryeministri Berisha reagon në Facebook

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 18:57

Me nje status te tij ne Facebook, ish kryeministri Sali Berisha e quajti nje ndeshkim per te gjithe shqiptaret rritjen e cmimit te energjise. Me heqjen e fashes prej 300 kilovateve, cmimi do te rritet me 71% sipas Berishes qe kujtoi premtimin e Edi Rames ne fushate, sipas te cilit energjia do te ulej me 20%, pas heqjes se TVSH. 60% e familjeve shqiptare do te preken nga rritja e cmimit te energjise shkruan Berisha, i cili thote se edhe tani ky cmim eshte 30-40% me i larte se ne rajon. “Qeveria rrit çmimin e energjise, e cila ne Shqiperi prodhohet me koston me te ulet ne Europe (sepse eshte 100% ujore) vetem per te mbuluar vjedhjet e veta ne menaxhimin e energjise. Ju nuk duhet ti falni Edi Rames mashtrimin per heqjen TVSH-se per energjine elektrike dhe cinizmin ndaj jush me te cilin po rrit me rreth 70 % cmimin e energjise” perfundon Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat