Uragani “Gonzalo” po vjen në Shqipëri

Shqipëria

Uragani “Gonzalo” po vjen në Shqipëri

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 18:37

Stuhi të fuqishme të shoqëruara me reshje të dendura shiu pritet të godasin sonte pas mesnate vendin tonë deri ditën e premte.

Sinoptikanët parashikojnë se një qendër ciklonare do ta godasë të gjithë Shqipërinë, kryesisht perëndimin e vendit.

Do të ketë erëra të forta e reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje në zona të ndryshme. Edhe deti do të jetë i trazuar.

Pasi goditi Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Evropën Qendrore në fillim të kësaj jave, një stuhi e fuqishme e shkaktuar nga uragani “Gonzalo” pritet të mbërrijë në Evropën Juglindore dhe të shoqërohet me reshje të dendura dhe përmbytje.

Kompania amerikane e specializuar në parashikimin e motit “Accuweather”, raporton se gadishulli i Ballkanit të enjten dhe të premten do të përfshihen nga reshje të dendura deri në 100 mm (4 inç).

Të martën në mbrëmje e njëjta stuhi goditi Austrinë, Hungarinë, Slloveninë dhe veriun e Kroacisë. Në këto vende janë mbytur qindra rrugë dhe shtëpi. Më i prekuri ka qenë kryeqyteti slloven, Lubjana, ku niveli i ujit ka qenë 137 milimetra ose 5.39 inç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat