Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati do të jetë nesër në Beograd

Shqipëria

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati do të jetë nesër në Beograd

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 18:25

Në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që do të mbahet nesër në Beograd do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Pjesëmarrja e ministrit Bushati në Beograd, është konfirmuar për Anadolu Agency nga burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dhe pritet që ky i fundit të shoqërohet nga ministri tjetër i kabinetit qeveritar, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka publikuar detaje rreth axhendës së mundshme të ministrit Ditmir Bushati në Beograd.

Ky takim i ministrave të rajonit synon të jetë si një vazhdimësi e takimit të Berlinit të muajt gusht, ku u takuan kryeministrat e vendeve të Ballkanit me kancelarin Merkel më 28 gusht në Gjermani, cilësuar si Konferenca e Ballkanit.

Ndërkohë kujtojmë se sot ka qenë e planifikuar prej disa javësh më parë vizita e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, por që u shty për më 10 nëntor, shtyrje që e konfirmoi zyrtarisht edhe qeveria shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat