Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve të prekur nga ndërtimi i disa akseve rrugore

Shqipëria

Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve të prekur nga ndërtimi i disa akseve rrugore

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 18:01

Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria vendosi të shpronësojë pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë-Elbasan, nga ndërtimi i by-passit të Durrësit, ato që preken nga ndërtimi i segmentit Ura e Matit – Burrel, si dhe pronarët e objekteve të interesuara nga ndërtimi i bypass-it Shkozet-Plepa. Për shpronësimin e pronarëve të këtyre ndërtimeve, përllogaritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit gati 623 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat