Ndërron jetë një prej të pandehurve të dosjes “Gjika”, pushohet çështja

Shqipëria

Ndërron jetë një prej të pandehurve të dosjes “Gjika”, pushohet çështja

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:56

Vdes i pandehuri i çështjen ” Gjika”, prokuroria pritet që të mbyllë hetimet ndaj tij. Gëzim Feta, ishte pronar i truallit në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku është ndërtuar një godinë 6-katëshe, falë bashkëpunimit me kreun e bashkisë, Shpëtim Gjika.

Ai ka ndërruar jetë 4 ditë më parë, si pasojë e një ataku kardiak. Organi i akuzës kishte ngritur ndaj tij dy akuza, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Ndërtim të paligjshëm”, duke kërkuar 2 vite burg.

Avokati i Gëzim Fetës duhet të paraqiste sot pretendimet e tij, në lidhje me akuzat e prokurorisë, por për shkak të ngjarjes, ai ka kërkuar marrjen e aktit të çregjistrimit të klientit të tij në gjendjen civile, me qëllim pushimin e çështjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat