“Shqipëria promovuese e të drejtave të njeriut”

Shqipëria

“Shqipëria promovuese e të drejtave të njeriut”

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:46

Shqipëria zgjidhet për herë të parë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, me 176 vota. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vlerësoi anëtarësimin, e cila sjellë më shumë respektim të të drejtave të njeriut.

“Ky anëtarësim është gjithashtu shprehje e arritjeve tona në fushën e lirisë dhe demokracisë që thuajse një çerekshekulli më parë, dukeshin të parealizueshme. Kjo na shton frymëzimin për të vijuar të palëkundër në rrugën tonë euro-atlantike për ndërtimin e një shoqërie demokratike, si e vetmja alternativë për Shqipërinë dhe rajonin”, deklaroi Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare, Bushati falënderoi besimin e vendeve anëtare të OKB-së “për të shërbyer në këtë organ, si një shtysë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat