Corriere Della Serra publikon replikën e Konsulles shqiptare

Shqipëria

Corriere Della Serra publikon replikën e Konsulles shqiptare

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:27

Gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera publikon replikën e konsulles së Shqipërisë në Itali, Luljeta Çobanaj për lajmin e publikuar dy ditë më parë, se një delegacion shqiptar që mori pjesë në samitin e Milanos, ka shkuar në kazino.
“Duke iu referuar artikullit”Limousine e culatello, le 48 ore segrete dei leader” ,( Corriere della Sera ,19 tetor), nënvizojmë që Shqiperia nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Samitin Europa-Asia ne Milano, as si vëzhgues, dhe nuk merrnin pjesë zyrtarë të qeverisë shqiptare.

“Republika e Shqipërisë, faktikisht, nuk bën pjese ne shtetet e Samitit ASEM, dhe nuk ka qenë e ftuar ne formë zyrtare.
Lajmi i rremë mbi sjelljen e përfaqesuesve të Republikës së Shqiperise ka ofenduar thellësisht imazhin e Shtetit dhe qeverise sone. Per me shume lajmi ka patur impakt negativ dhe te menjehershem ne mediat kombetare, duke sjelle pakenaqesira te thella ne vendin tone” thuhet në përgënjeshtrimin e botuar sot nga Corriere della Serra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat