Veliaj: Brenda mandatit do shlyejmë 2700 ish të burgosur që jetojnë

Shqipëria

Veliaj: Brenda mandatit do shlyejmë 2700 ish të burgosur që jetojnë

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:24

Me ndryshimin e ligjit të ri në Kuvend për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik, tashmë janë shlyer 41 prej tyre, nga 2700 që janë gjithsej.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka deklaruar se deri në fund të vitit do të mund të disbursohen me këste edhe 2700 ish të burgosur të cilët janë gjallë, ndërsa shlyerja e plotë e kësteve për këta persona do të bëhet deri në fund të mandatit.

“41 persona nga këstet që ne shpërndajmë këtë javë, janë përsona që kanë qënë në këtë Ministri dhe kanë marrë dhe një kest brenda këtij viti. Vetëm ky ligj i ri na mundësoi që brenda vitit ne të japim dhe një kest tjetër, duke ju dhënë prioritet atyre që janë gjallë.

41 persona përfitojnë që këtë javë dhe deri në fund të vitit jemi gati që të disbursojmë rreth 15 milion dollarë për 2700 ish të burgosur që janë gjallë dhe trashëgimtarë të tjerë.

Çka do të thotë se shumë prej tyre do të kenë mundësi t’a gëzojnë dëmshpërblimin që qeveria dhe shteti shqiptar u detyrohet, brenda mandatit të shlyejmë 100 për qind ish të burgosurit që janë gjallë. Këtu sigurisht që do të na duhet edhe pak bashkëpunim nga ju” – tha Ministri Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje të gjithë ish të burgosurve që jetojnë, të paraqesin pranë Ministrisë së Financave çertifikatën e lindjes dhe një llogari bankare aktive, në mënyrë që fondi prej 15 milion dollarësh i caktuar për t’a sipas ligjit të ri, të shlyhet brenda këtij viti.

“Nga 2700 persona që janë gjatë vetëm 1300 tashmë kanë sjellë çertifikatat dhe një llogari bankare aktive. – theksoi Veliaj – Është shumë e rëndësishme që të gjithë personat që janë gjallë, të 2700 duhet të paraqesin çertifikatat për t’a vërtetuar këtë, por dhe një llogari bankare aktive që ne të vazhdojmë të disbursojmë kestet me një sasi shumë të madhe” – u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ai tha se qeveria do të heqë tarifat për fëmijët e ish të përndjekurve politikë që ndjekin shkollën, përfshirë edhe shkollat profesionale që janë në varësi të MMSR-së.

“Unë e di që sapo ka filluar viti i ri shkollor për universitetet, qeveria është dukë përgatitur një vendim që t’i zerojë të gjitha tarifat për ata që janë fëmijë të të përndjekurve politik dhe gjithashtu ne si Ministri kemi marrë përsipër që të zerojmë të gjitha tarifat për shkollat profesionale, për të gjithë fëmijët e të përndjekurve” – përfundoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat