Nis seanca ndaj Frrokut, dëshmia me videokonferencë

Shqipëria

Nis seanca ndaj Frrokut, dëshmia me videokonferencë

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:34

Nis seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj. Seanca zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në dy salla të ndryshme.

I pranishëm është edhe dëshmitari kryesor Fatmir Vladi, që pretendon se ka parë Arben Frrokun në vendin e vrasjes së Lamajt.

Dëshmitari i mbrojtur nis dëshminë e tij në një ambient tjetër të gjykatës, me anë të një videokonference.

Seanca e kaluar për të dyshuarin Frroku u shty, pasi mungonte një prej avokatëve mbrojtës, të cilët të kanë bërë dy kërkesa proceduriale për dëshminë e Fatmir Vladit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat