Energjia, Rama: Boll e ka pësuar kush paguan

Shqipëria

Energjia, Rama: Boll e ka pësuar kush paguan

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:54

Kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi sot përmes Twitter-it se ka përfunduar plani që parashikon një operacion special kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë deklaroi në profilin e tij, se ka ardhur koha që paguesit e energjisë të mos e pësojnë nga ata që nuk e paguajnë, ndërsa bëri me dije se mbeten ende dhe pesë ditë kohë për ata persona që nuk duan të dënohen me burg për vjedhjen e energjisë.

“U mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes së energjisë. 5 ditë kohë për kë s'do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan”, shkroi kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat