Trafikimi, e mbijetuara rrëfen ferrin e përjetuar (Video)

Shqipëria

Trafikimi, e mbijetuara rrëfen ferrin e përjetuar (Video)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 21:05

Dhjetëra vajza rrëmbehen apo mashtrohen nga trafikantët dhe detyrohen që të ushtrojnë prostitucion.
Ndryshe nga disa vite më parë, vajzat sot mashtrohen duke iu premtuar punë, martesë apo edhe ndonjë udhëtim turistik me djalin me të cilin ato do të ndanin jetën.

Top Channel sjell dëshminë e një vajze që ka mundur t’u shpëtojë trafikantëve dhe ka patur guximin t’i denoncojë ata, ndërsa në kuadër të Javës Europiane Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore po zhvillohen një sërë aktivitetetesh për të ndërgjegjësuar viktimat që të denoncojnë tutorët e tyre.

***

Vajza: U njoha me një djalë i cili me premtoi martesë edhe pse unë kisha një vajzë. Më tha që do të më ndihmojë edhe unë pranova.

TCH: Tutor shqiptar?

Vajza: Po. Ata kur nuk i çonim aq para sa donin ata…

TCH: Sa para donin ata?

Vajza: Donin 500 euro, në të kundërt na rrihnin, digjnin cigare në trup, masakronin. Ishte tmerr kur shihje ato vajza ashtu.

TCH: Sa klientë i binte mesatarisht muaji?
Vajza: Varet sa mund të kishin.

TCH: Sa afërsisht?

Vajza: 10, 15, 20

TCH: Ty vetë nga ato vajzat, për kë të ka ardhur më shumë keq?

Vajza: Më ka ardhur për një vajzë që ishte e vogël, 16 vjeç. Për atë më ka ardhur shumë keq. Asaj i kishin marrë edhe motrën më përpara dhe ja kishin vrarë. Nga frika ajo nuk ikte sepse thoshte që do më ndodhë mua e njëjta gjë sic i kishte ndodhur së motrës.

Trafikantët shqiptarë vazhdojnë të mbajnë gjallë këtë biznes që u siguron miliona euro çdo vit. Pasi i rrëmbejnë apo i mashtrojnë, i izolojnë dhe i detyrojnë të punojnë për orë të tëra duke i dhunuar në format nga më çnjerëzoret. Ministria e Brendshme ka vendosur një numër telefoni falas: 116 006 ku çdokush mund të denoncojë këtë fenomen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat