Ekskluzive: “Ballisti”, 16 orë mbi kishë për të ngritur flamurin në Beograd

Shqipëria

Ekskluzive: “Ballisti”, 16 orë mbi kishë për të ngritur flamurin në Beograd

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 19:33

Të gjithë duan që të jenë autorët e ngritjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe në mes të Beogradit.
Shumë prej tyre janë vetëshpallur si autorë të këtij gjesti që përveç se ngriti ndjenjën kombëtare në maksimum, njëkohësisht acaroi po në maksimum edhe marrëdhënie me Serbinë.

Tani është duke u folur vetëm për një të ri. Ai është kuksiani Ismail Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballisti, i cili prej vitesh jeton në Milano, Itali.

Në fakt, sot bëhen 1 javë kur Shqipëria po ndeshej me Serbinë, kur droni me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, fluturoi mbi fushë.

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe thanë se, bëhet fjalë pikërisht për të riun shqiptar Ismail Morina. I riu që prej asaj dite, ka marrë famë dhe është bërë një nga personazhet më të përfolura.

Dikush e ka takuar, e dikush dëshiron ta takojë. Por duket se, ai nuk ka shumë qejf që të bëhet mediatik.

Por Shqiptarja.com, ditën e djeshme ka biseduar me një mik të afër të të riut, i cili na ka treguar edhe se si, është arritur që të ngrihet flamuri në mes të Beogradit.

“Ismaili njihet si shumë patriot dhe atdhetar nga ata që e njohin pasi miku i tij rrëfen se ai kishte bërë edhe gjëra të tjera të çmendura për kombëtaren, siç është ai i rastit në Slloveni që u ngjit në rrjetat e stadiumit dhe thërriste që të mbështetej kombëtarja. Ismaili kishte rregulluar gjërat që mos të kapej dhe kishte shkuar disa herë në Beograd për të parë vendin ku do të zhvillohej ndeshja e për këtë ka përdorur edhe fotografi të stadiumit të Partizanit dhe rreth zonës aty”, thotë miku i tij.

Sipas tij, atw ditw, “ai që në mëngjes kishte shkuar te Kisha dhe ishte ngjitur tek kambana ku kishte qëndruar rreth 16 orë pa lëvizur, pa ngrënë dhe me vetëm pak ujë”. “Këto i kishte bërë që mos të diktohej nga priftërinjtë”, thotë ai.

Sipas tij, në kohën kur kishte filluar ndeshja ai kishte dal nga aty, e kishte nxjerrë dronin dhe e kishte vendosur flamurin.

“Flamuri ishte përgatitur nga ai që nga muaji gusht kur ai ishte në Tiranë”, thotë ai duke shtuar se që nga ajo kohë, ai nuk ka folur më me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat