INUK shemb një ndërtesë katër katëshe (Video)

Shqipëria

INUK shemb një ndërtesë katër katëshe (Video)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:48

U shemb pas vendosjes së 40 kg lëndë eksploziv në ndërtesën 4 katëshe, një ndër objektet pa leje përgjatë rrugës Tiranë -Vaqarr.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka përdorur shpërthim të komanduar duke e rrëzuar objektin brenda perimetrit të përcaktuar pa shkaktuar asnjë dëm në ndërtesat përreth.
Aksionin inuk e kreu në bashkëpunim me të policinë e rendit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, policinë rrugore dhe shërbimin e zjarrfikësve.
Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në rrugën Tiranë -Vaqarr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat