Shqipëria lejon "krundet" nga Kosova, prodhuesit e miellit në Shqipëri pezullojnë punën

Shqipëria

Shqipëria lejon "krundet" nga Kosova, prodhuesit e miellit në Shqipëri pezullojnë punën

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:44

Rikthehet çështja e miellit, nesër pezullohet puna
Prodhuesit e miellit pezullojnë aktivitetin. Vendimi i marrë nga Ministria e Bujqësisë që lejon importin e miellit dhe me përqindje të proteinës nën 12.5% sjell reagimin e këtij biznesi. Unioni i Prodhuesve të Miellit, në një njoftim të djeshëm thotë se, “ulja e përqindjes së proteinës nga 12.5 për qind në 9 për qind, jo vetëm shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, por njëkohësisht përbën një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, kjo pasi favorizon futjen e produktit miell me karakteristika jashtë çdo lloj norme, vlere ushqyese dhe shëndetësore për konsumatorin shqiptar”, raporton Express.

Unioni e ka quajtur këtë vendim të papritur, të paargumentuar dhe të pakonsultuar me biznesin.

Standardi lidhur me proteinën ku është bazuar udhëzimi i dalë nga Ministria i përket Italisë ku konkretisht: 9 për qind (tip 00) përdoret vetëm për ëmbëlsirën. Për bukë masive niveli i proteinës është mbi 12 për qind (tip 1-2).

Pak ditë më parë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se dhe mielli i Kosovës ishte jashtë standardi, por ai u tërhoq pas vizitës që bëri në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat