Ndryshimet në Kodin Rrugor

Shqipëria

Ndryshimet në Kodin Rrugor

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:03

Deputetët e mazhorancës kanë kundërshtuar edhe në Komisionin parlamentar të Sigurisë, ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor. Rritja ekstreme e gjobave për qytetarët, është konsideruar si jo normale nga deputetët Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu dhe Arben Çuko. Sipas tyre, gjobat nuk mund të jenë aq të larta, pasi nuk mund të përballohen nga qytetarët. Deputeti Sterkaj, tha se në programin elektoral, mazhoranca nuk premtoi rritje të gjobave, por rregullim të rrugëve.
Kryetari i Komisionit, Spartak Braho, shprehu rezerva për draftin në terësi. Sipas tij, Kodi Rrugor nuk ka nevojë për arnime, por për rishikim të plotë. Për këtë, ai kërkoi kthimin e projektligjit për rishqyrtim, por ky propozim nuk u pranua nga kolegët e tij të majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat