Meta në Azerbajxhan: Bashkëpunimin për gazifikimin e vendit

Shqipëria

Meta në Azerbajxhan: Bashkëpunimin për gazifikimin e vendit

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:57

Në vijim të vizitës në Azerbajxhan, kryparlamentari Meta theksoi bashkëpunimin për gazifikimin e Shqipërisë. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim nga kryeministri Artur Rasizade, ku ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomike, duhet të jenë si ato politike.

“Me fillimin e punimeve të Gazsjellësit TAP, hapen mundësi të shumta bashkëpunimi dhe investimi, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të gazsjellësit, por edhe në funksion të Masterplanit për gazifikimin e Shqipërisë, ku eksperienca azere është e zgjeruar dhe e provuar”, tha Ilir Meta.

Të dy zyrtarët shprehën gatishmëri në rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, “në funksion të trajnimit të specialistëve shqiptarë në shkollat e specializuara të Azerbajxhanit”.

Në fund të takimit u diskutua edhe rritja e marrëdhënieve bilaterale, përfshirë eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe heqjen e vizave për shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat