Përplasje me përmbarimin, banorët tentohen të nxirren nga banesa

Shqipëria

Përplasje me përmbarimin, banorët tentohen të nxirren nga banesa

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:35

Përmbarimi privat tentoi të nxjerrë 4 familje nga një ndërtesë, e cila rezulton e privatizuar në vitin 2012. Ngjarja në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit u shoqërua me përplasje fizike mes banorëve dhe policisë private.

Konflikti mes banorëve degjeneroi kur personi i cili pretendon se ka privatizuar dy ndërtesat, goditi një prej banorëve. Më herët një tjetër familjar ka tentuar të kryej vetëvrasje, i gjendur përballë situatës së vështirë. Ndërsa një prej kryefamiljarëve u dërgua në spital, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat 4 prej banorëve lidhur me incidentet fizike. Sipas familjarëve të ndërtesave privatizimi është bërë në mënyrë të kundraligjshme, pa i pyetur ato.

Në dy ndërtesat e privatizuara banojnë 15 familje, që jetojnë në to prej 20 vitesh. banesa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat