Ja çfarë duhet të mësojnë gjermanët nga ne

Shqipëria

Ja çfarë duhet të mësojnë gjermanët nga ne

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:26

Kryeministri Edi Rama preferoi ta nisë me humor fjalën e tij në ditën e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, duke thënë se ky është një rast fitimi nga të dyja palët. Rama nuk i kurseu batutat lidhur me ndryshimin që ekziston mes shqiptarëve dhe gjermanëve:

“Sa herë që flitet për bashkëpunimin Shqipëri-Gjermani, më kujtohet gjithmonë historia e një çifti miqsh shqiptaro-gjerman, me fëmijë që flisnin përsosmërish dy gjuhë, të cilët kur pyeteshin për detyrat përgjigjeshin gjithmonë gjermanisht, ndërsa kur bënin shaka ose gënjenin e bënin vetëm shqip dhe kështu jeta ishte më e bukur”.

Duke iu drejtuar ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri Hoffmann, Rama tha se shqiptarët duhet të mësojnë nga gjermanët për punën, por ajo që gjermanët duhet të mësojnë nga shqiptarët është që ta marrin jetën më lehtë.

“Ambasadori tha se gjermanët kanë një shprehje, bëj gjëra të mira e pastaj fol për to, kurse ne e kemi, fol sa të mundesh e leri gjërat të bëhen vetë. Për këtë arsye kemi shume çfarë t’i japi njëri-tjetrit. Ndërsa gjermanët kanë për të na mësuar se si të bëhemi punëtorë më të mirë, ne duhet t’u mësojmë gjermaneve se pse duhet ta marrin jetën më lehtë, se jeta është më e shkurtër nga ç’u duket gjermanëve”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat